Pas një muaji del në pension, Mark Molla zgjidhet administratori i Universitetit të Shkodrës/ Përplasja me Bardh Spahinë pas shkarkimit nga Ujësjellësi Administrata e Portit të Vlorës deklaron se gjatë korrikut pasagjeëet që kanë hyrë përmes kësaj pike kanë qenë 10 përqind më pak se vitin e shkuar.
Shkaqet janë të shumta, ndërsa më kryesorja duket se është ajo e konkurencës dhe që pasagjerët zgjedhin Portin e Durrësit dhe ata të Greqisë për të mbërritur në Shqipëri.
“Nga 1 korriku i vitit 2013 e deri në 5 gusht 2013 kanë hyrë në Portin e Vlorës rreth 18 mijë pasagjerë dhe 3200 automjete. Po ta krahasosh me një vit më parë, vitin 2012, në Portin e Vlorës kanë hyrë nëpërmjet Portit të Brindizit, nga 1 korriku 2012 deri në 5 gusht 2012 rreth 20 mijë pasagjerë dhe 4000-4200 automjete”, thotë Drejtorja e Portit të Vlorës, Fato Nuredini.
Ditët e para të gushtit kanë ardhur nga Porti i Vlorës rreth 6 mijë pasagjerë e sipas parashikimeve e informacioneve që Porti i Vlorës ka marrë nga ai i Brindizit pritet e një fluks akoma më i madh deri në 16 gusht.
“Operon një traget, por në 2-3, kur ka patur fluks në Portin e Brindizit për në Vlorë, është vendosur edhe trageti rezervë”, thotë zonja Nuredini.
Vlora ka në qarkun e saj tre pika kufitare ku është Porti i Vlorës, ai i Sarandës dhe një pikë kufitare tokësore, ajo e Qafë-Botës që lidh Shqipërinë me Greqinë.
Top Channel