Shkatërrimi i “7 Xhuxhave”

05/08/2013 00:00

Pas akuzave të Partisë Socialiste për ndërtimin që do të bëhet në këndin e lojrave “7 Xhuxhat” si një tjetër masakër e bashksië së Tiranës dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës, ka reaguar ky i fundit duke u shprehur se ka kërkuar prej vitesh nxjerrjen nga lista e monumenteve të kulturës të këtij këndi lojrash.

“Është kërkuar nga bashkia në vitin 2010 që të rishikohet lista e monumenteve në mënyrë që të çlirohet nga ngarkesa dhe një objekt që u caktua ishte edhe parku i lojrave në rrugën e Elbasanit. Ne ia kërkuam dy ministrave të fundit, të cilët nuk e hoqën. Të shohim nëse do ta heqë ministri i tretë”, ka deklaruar Apollon Baçe, drejtor i Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Për Baçen, ky kënd lojrash nuk ka pse të jetë në listën e monumenteve të kulturës, ndërkohë që tashmë është i braktisur. Nga ana tjetër, Baçe akuzon se ngrihet zëri vetëm për monumente prej betoni dhe jo ndaj shkatërrimit të afreskeve e kishave.

“Në bazë të ligjit monument është ndërtimi me vlera të spikatura historike e kulturore, gjë që parku “7 Xhuxhat” nuk e përmbush. Një pjesë e tij është e shkretë, ndërsa një pjesë tjetër është kthyer në parking. Pyes veten përse ankohen të gjithë për betonat, kur gjendja e kishave ose afreskeve është shumë e keqe. Zoti Lame duhet të ketë një fiksim pas betonave”, ka thënë Baçe.

Drejtori i Institutit të Monumenteve të Kulturës fton Artan Lamen dhe anëtarë të tjerë të Forumit të Trashëgimisë Kulturore të ulen në një tryezë me të për të bashkëpunuar në mbrojtje të monumenteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA