Muaji qershor i vitit 2013 nuk sjell ndonjë risi për sa i përket statistikave të tregtisë së jashtme të Kosovës me vendet e tjera.

Serbia kryeson listën e shteteve të cilat importojnë më së shumti mallra në Kosovë me 11.4% e pasuar nga  Italia, Gjermania, Turqia, Kroacia, Maqedonia dhe Kina.

Ndërsa Shqipëria nuk figuron fare në mesin e shteteve të cilat importojnë në në vlera të larta mallra në Kosovë. Raporti ndryshon kur bëhet fjalë për eksportin.

Shqipëria zë vendin e dytë në mesin e shteteve ku kosova eksporton më së shumti mallra, pas Italise. Eksporti i mallrave kosovare drejt shqipërisë është 11.6 përqind.

Krahas raporteve të dobëta tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dhënat nga tregtia e jashtme në kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin qershor 2013 prej 196,0 milionë euro krahasuar me deficitin prej 187,6 milionë euro me periudhën e njëjtë  të vitit 2012.

Eksporti në muajin qershor 2013 kishte vlerën 26,3 milionë euro, ndërsa importi 222,4 milionë euro, çka do të thotë se është një rënie prej (-12.8%) për eksport, si dhe një rritje prej (2.0%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2012.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA