Rama takon Samaras

05/08/2013 00:00

Pavarësisht se nuk e ka marrë ende zyrtarisht detyrën si kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama ka ndërtuar një axhendë aktive takimesh në disa vënde të Europës.

Pas takimeve në Itali me kryeministrin Letta dhe në Turqi me Erdogan, mesditën e së hënës Rama ka qëndruar në Athinë ku është takuar me kryeministrin grek, Andonis Samaras.

Takimin e njoftoi vetë kryeministri i zgjedhur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Tëitter dhe Facebook. “Rreth 1 orë me kryeministrin Samaras për t’u njohur e diskutuar në funksion të një kapitulli të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve”, shkruan Rama për takimin me shefin e qeverisë greke.

Mësohet se temë e diskutimeve ishte integrimi europian i Shqipërisë, si dhe reformat e thella që zoti Rama pritet të të ndërmarrë në krye të ekzekutivit shqiptar pas betimit të qeverisë në shtator.

Nga burime konfidenciale të Top Channel mësohet se nuk ka mbetur jashtë diskutimit edhe çështja e marrëveshjes së kufirit detar.

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama kërkoi fillimin e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje në kuadër të vendimit të gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për anulimin e saj dhe në respekt të integritetit të dy vendeve.

Po të njëjtat burime pohuan se çështja e minoritetit grek që jeton në Shqipëri, përfshirë edhe problemin e toponimeve në pasaporta, për të cilën pala greke premtoi zgjidhje përfundimtare, ishin çështje që u diskutuan në takimin Samaras-Rama.

Gjatë qëndrimit në Athinë Edi Rama takoi dhe kryetarin e PASOK, njëkohësisht dhe Ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangjelos Venizelos, si dhe ish-kryeministrin Kosta Simitis.

Rama takon edhe Venizellos
Ministri i jashtem konfirmon viziten ne Tirane ne shtator

Takimet e zhvilluara në Greqi, nga kryeministri i ardhshëm Edi Rama, kanë pasur jehonë dhe më mediat e shtetit fqinj.

Referuar mediave greke, mësohet se takimi mes Edi Ramës dhe Antonis Samaras ka qenë shumë i frytshëm dhe i zhvilluar në një frymë bashkëpunimi, ku janë diskutuar çështje kryesore mes dy vendeve, përfshi këtu sipas mediave çështjen e të drejtave të minoritetit dhe marrëveshjen e kufijëve detarë.

Por, këto lajme të portaleve greke “on line” nuk kanë gjetur konfirmim zyrtar nga Ministria e Jashtme Greke dhe për më tepër nuk gjejnë konfirmim as nga burimet zyrtarë të Partisë Socialiste.

Ndërkohë, kryeministri i zgjedhur nuk ka dhënë asnjë mesazh në “Tëitter” për takimin me Venizellos, çka mund të perkthehet edhe si shenjë që asgje s’ka levizur ende përpara mes një qeverie me një kryeminister të djathtë në Greqi dhe qeverisë së re shqiptare, ku për herë të parë nuk ka asnjë minister nga radhët e minoritetit.

Ndërkohë, edhe pse konfirmoi hapjen e një kapitulli të ri me Greqinë, në krye të qeverise së re shqiptare është një kryeminister që me Greqine e ka të hapur llogarinë e vështirë të kufirit detar.

Gjithsesi, ajo qe eshte zyrtare dhe qe raportohet prej agjensisë shtetërore të lajmeve ANA, Edi Rama gjatë pasdites është takuar me Ministrin e Jashtëm Evangelos Venizelos.

Gjatë këtij takimi, i cili sipas “ANA” është zhvilluar në një atmosferë shumë pozitive, Venizellos ka konfirmuar se do të vizitoj Shqipërinë pas datës 9 shtator, kur dhe do të bëjë betimin qeveria e re e drejtuar nga Edi Rama.

Top Channel