Një prej aktoreve më të pashme dhe një prej yjeve më të mëdha në rritje, Vanessa Hudgens, për herë të parë rrëfeu sekretin e preferencave të saj seksuale.
24-vjeçarja e bërë e famshme përkrah Selena Gomez në serialin “Spring Breakers”, e cila në të shkuarën ka qenë e lidhur me aktorin Zac Efron, rrëfeu në një intervistë për revistën “E” se i “pëlqen më shumë të puthë një vajzë se sa një djalë”.
Në intervistën e saj të përbashkët me Ashley Tisdale, britaniken me të cilën është shndërruar në shoqe të ngushtë që pasi e njohu disa vite më parë, Vanessa foli gjithashtu për rëndësinë që ka për të miqësia dhe për dëshirën që “të mos gënjejë kurrë njerëzit e saj të afërt”.
Vanessa Hudgens (djathtas), ne “Spring Breakers”
Vanessa Hudgens dhe mikesha e saj, Ashley Tisdale
Vanessa dhe ish-i i saj, Zac Efron
Top Channel