Brand: Mendoja të tjera, në krevat me Katy Perry
05/08/2013 15:40
Russell Brand tregoi se sa të vështirë e kishte pasur t’i rezistonte tundimit, gjatë martesës së tij të shkurtër dhe të pasuksesshme me këngëtaren Katy Perry.
Aktori 38-vjeçar i bëri këto komente gjatë një shfaqje në një teatër londinez, në fundjavë, ndërsa me humor shtoi se të jesh i martuar është vetëm pak më mirë se sa të qënit murg.
“Isha me të dhe mendoja se si do të ishte seksi me të tjera, mendoja për këdo tjetër përveçse për gruan time”, komentoi Brand, mbi martesën 14-mujore, të përfunduar në dhjetor 2011.
Që prej ndarjes me këngëtaren me famë ndërkombëtare, aktori është parë disa herë në shoqërinë e femrave të tjera, megjithatë ai mbetet zyrtarisht i paangazhuar në një lidhje që prej atëherë.
Top Channel