Rihanna, “mbretëresha” e karnavaleve

04/08/2013 09:15

Rihanna është mësuar që të zotërojë të gjitha skenat në të cilat ajo ngjitet, edhe atëherë kur nuk bëhet fjalë për skenat muzikore.

Këngëtarja 25-vjeçarje u rikthye në fundjavë në vendlindjen e saj, në Barbados, për të qenë prezente në një eveniment të veçantë.

Rihanna ishte e pranishme në festën e karnavaleve, në të cilën ajo u shfaq tërësisht e shpenguar, duke u argëtuar me kërcimet vendase dhe lëvizje të tjera joshëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA