Humbi shikimin gjatë trazirave të vitit 1997, Emiliano Lule përballet më një tjetër emergjencë shëndetësore pas një aksidenti automobilistik
Një emigrant kosovar në Gjermani ka udhëtuar drejt familjes së fëmijës 13-vjeçar tetraplegjik në Dukaj të Tepelenës.
Enis Krasniqi ka dhuruar për familjen Hysi një lavatriçe që ka mbërritur në zonën e largët falë një transporti mjaft të vështirë.
Historia e 13 vjeçarit, Bedo Hysi, fëmija që jeton si tetraplegjik në një zonë të largët të Tepelenës ka vijuar të jetë një rast i ndjeshëm për tu ndihmuar.
Enis Krasiniqi një emigrant kosovar që jeton prej vitesh në Gjermani udhëtoi drejt fshatit Dukaj bashkë me mikun e tij per t’i ndihmuar, pasi thotë se pati dëshirën ta vizitojë familjen sapo u njoh me rastin, i denoncuar në disa raste prej “Top-Channel”.
”Ndihmat për familjet në Shqipëri”, thotë ai “janë mirënjohjeje edhe për atë që familjet shqiptare bënë gjate luftës së Kosovës”.
Shadija, nëna e fëmijës tetraplegjik thotë se ndihet shumë e prekur nga ndihmat qe i kane mberitur per djalin e saj te mitur.
Familja jeton në varfëri ekstreme, me të ardhura minimale në një zonë të thellë pranë fashtit Dukaj.
Më parë, Kryqi i Kuq e mbështeti këtë familje me një karrocë për persona me aftësi të kufizuar dhe një paketë të plotë ndihme, ndërsa 2 emigrantë të tjerë në Gjermani dhe Angli dhuran për familjen nje shume te hollash.
Top Channel