Komploti terrorist në zhvillim

04/08/2013 08:50

Në Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe Azi,  21 ambasadat dhe konsullata amerikane do të qëndrojne të mbyllura përgjate ditës, pas kërcënimeve për sulme terroriste, të zbuluara nga Shërbimet Sekrete Amerikane dhe që u cilësuan nga Uashingtoni serioze dhe të besueshme.

Ambasadat që do të qendrojnë të mbyllura përfshijnë kryeqytetet Aman (Jordani), Kajro (Egjipt), Riad (Arabi Saudite), Kabul (Afganistan) dhe Dhaka (Bangladesh).

Ndërsa paralajmërimi për të gjithë amerikanët që do të udhetojnë jashtë vendit është në fuqi deri me 31 gusht.

Një burim I sigurisë amerikane tha për televizionin “CBS” se të paktën në një vend, një grup I lidhur me Al-Kaedën është gati të godase.

Siç raportojne mediat ndërkombetare, terroristet janë në pritje të momentit të duhur dhe urdhërit për të vënë në zbatim një plan të studiuar.

”CBS” nuk percaktoi se për cilin vend behët fjalë. Te dielën do të qendrojnë të mbyllura jo vetëm ambasadat amerikane.

Britania e Madhe, Franca dhe Gjermani do të mbyllin selitë e tyre diplomatike në Jemen.

Ekipi për sigurinë u mblodh të shtunën  në Shtëpinë e Bardhe për të informuar presidentin amerikan Barack Obama që feston sot 52-vjetorin e lindjes, përmes një deklarate, raportoi se takimi u drejtua nga Keshilltarja per Sigurinë Kombëtare, Susan Rice.

Te pranishem ishin dhe Sekretaret e Shtetit per Mbrojtjen Sigurine e Brendshme, kreret e FBI-se, CIA-s dhe Agjensise te Sigurise Kombetare. 

Ne fokus eshte Gadishulli Arabik, ku vepron nje grup I lidhur me Al-Kaeden dhe me pas zgjerohet ne te disa zona te rrezikuara. 

Jane disa elemente qe jane shfaqur dhe disa per t’u verifikuar; se pari pergjimet e bera nga NSA tregojne kontaktet mes krereve te larte te Al-Kaedes per sulme me shenjester objektive perendimore.

Se dyti, Ayman Al-Zawahiri I ka besuar drejtimin e operacioneve Nasir Al Wahishit, kreut te organizates terroriste ne Gadishullin Arabik.

Se treti, Interpoli ka çelur hetimet per arratisjen e organizuar nga burgjet te 2 000 terroristeve ne disa vende.

Se katerti, jane shume grupe qe frymezohen nga projekti I Osama Bin Ladenit dhe ekziston frika qe ata mund te kalojne nga sulmet lokale ne ato me shenjestra nderkombetare.

Top Channel