Bruni e Sarkozy, pushime veçmas

04/08/2013 18:40

Pushime së bashku por… në destinacione të ndara për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy, dhe gruan e tij, Carla Bruni.

Në Costa Azzurra të Cap Negre (aty ku është rezidenca e Sarkozy), çifti i famshëm i është dedikuar në mënyrë të ndarë kalimit të kohës së lirë, sipas preferencave të tyre.

Bruni argëtohet në plazh me miqtë e saj, me kostum banjoje të bardhë, ndërsa i shoqi shfaqet nëpër rrugët e ngushta me një biçikletë çiklizmi, i veshur si një profesionist i vërtetë.

Të dy sportivë, por me pasione të ndryshme. Bruni tregon fizikun e saj në formë, teksa noton në ujrat e Cap Negre, në rajonet e Saint Tropez, ndërsa Sarkozy përpiqet të prekë çdo “pëllëmbë toke” me biçikletën e tij.

Në pamje të parë, dukej gati për “Tour de France”. Në rrugë, faktikisht gjen edhe ndonjë fans të tij, i cili është gati t’a sfidojë…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA