Pjesë të kryqit ku u kryqëzua Jezu Krishti

03/08/2013 00:00

Arkeologët turq deklaruan gjetjen e një kutie me relike të një kryqi që mendohet se mund të jenë pjesë të kryeqit me të cilin u kryqëzua Jezu Krishti.

Zbulimi është bërë në një zonë arkeologjike në qytetin e Sinopës, në Detin e Zi. Zona ku arkeologët turq po punojnë është ajo e Kishës së Balatlarit, e ndërtuar rreth vitit 660.

“Zaman” shkruan në edicionin online të saj se besohet që kutia e zbuluar përmban pjesë të kryqit ku u kryqëzua Jezu Krishti.

Udhëheqësi i kërkimeve Gulkun Koroglu thotë se për momentin gjithcka është hipotezë  dhe se studime të mëtejshme do të ndërmerren për të hedhur më shumë dritë rreth zbulimeve të fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB