Dhuna në familje dhe rrugët e daljes

03/08/2013 16:35

Ngjarjet e fundit të dhunës në familje, të cilat kanë përfunduar fatkeqësisht edhe me vrasje, kanë shtyrë Myftininë e Tiranës së bashku me Grupin e të Drejtave të Njeriut të organizojnë një seminar në lidhje me këtë fenomen.

Sipas tyre, efektet e dhunimit fizik dhe psikologjik të femrës përfshijnë çdo fushë të jetës. “Dinjiteti i femrës është i shenjtë. Çdo grua vjen në jetë për të dhënë jetë në këtë botë”, deklaroi Ylli Gura, kryetar i Myftinisë së Tiranës.

“Duhet të flasim për shoqërinë. Nëse nuk kemi shkallë ndjeshmërie që të na bëjë të shqetësohemi në rastin e dhunës ndaj grave, atëherë nuk mund të presim nga qeveritë tona që tek e fundit janë produkt i kësaj shoqërie”, u shpreh nga ana tjetër Elsa Ballauri, kryetare e Grupit të të Drejtave të Njeriut.

Top Channel