Al-Qaeda, al-Zawahiri kritikon rrëzimin e Morsi-t

03/08/2013 05:00

Një mesazh, i cili besohet të jetë nga lideri i al-Qaeda-s, Ayman al-Zawahiri, kritikon rrëzimin e presidentit Egjiptian, Mohammed Morsi, si dhe nxit muslimanët të qëndrojnë të bashkuar, për të shmangur përçarjen e Egjiptit.

Mesazhi zanor 14-minutësh, që besohet të jetë i dyti i al-Zawahiri-t këtë javë, u postua në forumet xhihadiste këtë të premte. CNN nuk mund të verifikojë autenticitetin e saj.

Gjuha e përdorur në postimet e fundit i ngjan asaj të mesazheve të tjera të atribuuara ndaj al-Zawahiri, në të cilat ai kritikon trajtimin e Morsit nga disa parti, ish-liderin e Vllazërisë Muslimane, i cili vitin e kaluar u bë presidenti i parë i zgjedhur në rrugë demokratike i Egjiptit.

“Kryqtarët, laikët, ushtria e amerikanizuar, banditët e Mubarak dhe disa anëtarë të partive islamike me mbështetjen e parave të Gjirit dhe komplotuesve amerikanë, pranuan të rrëzojnë qeverinë e Mohammed Morsi-t”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA