Shtëpia e tmerreve në SHBA/ Gjenden eshtra, mijëra video dhe pamje tronditëse në banesën e pornografit të dyshuar për lidhje me zhdukjen e shtatë grave Tre shpërthime të fuqishme në qytetin e Jalalabadit në lindje të Afganistanit shkaktuan të paktën 8 të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Shpërthimet vetëvrasëse kishin si objektiv konsullatën indiane në këtë qytet. Pjesa më e madhe e viktimave të sulmit janë fëmijë, ndërsa të plagosurit shkojnë me dhjetra.
Viktimat janë të gjithë civilë që ndodheshin një xhami pranë konsullatës. India tha se asnjë prej qytetarëve të saj, pjesë e personalit diplomatik nuk ishte vrarë në sulm dhe se nuk kishte as të plagosur, por vetëm dëme materiale të ndërtesës.
Sulmi nuk është marrë përsipër nga asnjë prej grupeve të militantëve talebanë që veprojnë në zonë.
Top Channel