Gjendja aktuale në gjigandin metalurgjik “Trepça” ishte temë debati në një tryezë të rrumbullakët në Prishtinë, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo Amerikane.

Një ligj i të veçantë për Trepçen  është duke u hartuar një ligj i tillë dhe siç garantojnë nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, duket  se ai do të bëhet gati shumë shpejt.

“Disa prej sferave për ndërhyrje përfshin ndryshimin e ligjit për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara. Të gjithë pajtohemi që situata aktuale nuk na lejon luksin që të vazhdojmë të tolerojmë edhe më tej këtë situatë”, deklaroi Arian Zeka, përfaqësues i Odës Ekonomike Amerikane.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, nga ana e tij tha se pas autostradës me Shqipërinë, Qeveria e Kosovës duhet që gjithë fuqinë për investime kapitale ta përqëndrojë në rivitalizimin e Trepçës.

Trepça është ndërmarrje shoqërore dhe funksionon si një e vetme, por për shkak të rrethanave në veriun e Kosovës ajo i ka dy menaxhmente, një në veri dhe një tjetër në jug. Por, që të dy, përfshirë edhe ai në veri raportojnë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit si administratore. Aktualisht, Trepça është funksionale, por nuk operon me kapacitet të plotë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trepçës në jug, Halil Qela ka thënë se më shumë se 1 mijë punëtorë janë aktualisht në këtë pjesë dhe sipas tij, Trepça po shkatërrohet derisa metalurgjia e zinkut dhe plumbit nuk funksion.

“Trepça çdo ditë po shkatërrohet, derisa metalurgjia e zinkut dhe plumbit nuk funksionin. Ekspertët e kuptojnë edhe më mirë që makineria pëson dëm vetvetiu nëse nuk punon, ndërsa shqetësim është që 14 vjet pas luftës kemi humbur kohë në çështjen e ripërtëritjes së kuadrove të caktuar, që do të na nevojiten në të ardhmen”, tha Halil Qela, drejtori i Trepës në Jug.

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Trepçës në veri, Lubomir Mariç, ka thënë se çështja e Trepçës duhet të diskutohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Çështja e pronësisë së Trepçes duhet të rregullohet me urgjencë, që të krijohet një klimë më e mirë për investitorët e huaj. Konsiderojmë se çështja e pronësisë së Trepçës duhet të diskutohet edhe në dialogun mes dy vendeve”, komentoi Mariç.

Pak muaj më parë, Kuvendi i Kosovës ka debatuar lidhur me ndërmarrjen Trepça ku është kërkuar nga deputetët një ligj i veçantë për të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA