Kërcënimet terroriste kanë detyruar Departamentin e Shtetit, gjatë së enjtes, të mbyllin ambasadat në disa prej vendeve kryesore të Lindjes së Mesme, përfshi Egjiptin dhe Izraelin, gjatë ditës së diel, teksa shanset janë që të mbeten të tilla për një kohë më të gjatë.
Një zyrtar amerikan, i paautorizuar për të folur publikisht mbi këtë problem, e quajti kërcënimin “të besueshëm dhe serioz”. Ai ishte drejtuar ndaj “objektivave amerikanë përtej detit”, por nuk mund të kufizohet vetëm mbi ndërtesat kryesore diplomatike, tha zyrtari.
Veç Egjiptit dhe Izraelit, vendimi i Departamentit të Shtetit përfshin gjithashtu edhe ndërtesat diplomatike në Arabinë Saudite, Libi, Irak dhe Kuvajt, sipas agjencisë dhe postimeve në Twitter.
Një zyrtar i lartë i DASH tha se agjencia u ka thënë ambasadave fillimisht se puna e tyre do të ndërpritej gjatë së dielës, por kjo gjë mund të zgjasë edhe me disa ditë të tjera.
Ambientet diplomatike në rajon janë përgjithësisht të mbyllura, ose operojnë me stafin minimal, gjatë të premteve apo të shtunave.
Një tjetër zyrtar amerikan i tha CNN se administrata e Obama-s po monitoron edhe kërcënimet kundër ambasadës në Sanaa të Jemenit. Por, ai nuk tha nëse ambasada duhej të mbyllej.
Presidenti Barack Obama u takua me presidentin e Jemenit, Abdo Rabu Mandour Hadi, në Shtëpinë e Bardhë gjatë së enjtes. Jemeni është goditur keqazi nga al-Qaeda, duke u kthyer në një bastion i tyre.
Një zyrtar amerikan i tha CNN se mbyllja e ambasadave ishte për shkak të “zërave më të zhurmshëm se zakonisht” në lidhje me një kërcënim potencial terrorist, i cili nuk specifikohet për kohën apo vendin ku pritet të ndodhë.
Sipas zyrtarëve, gjithçka ndodh teksa vjen fundi i Ramazanit dhe përvjetori i parë i sulmit terrorist ndaj kompleksit diplomatik amerikan në Bengazi të Libisë, ku mbetën të vrarë 4 amerikanë, përfshi ambasadorin Christopher Stevens.
Top Channel