Kriza e refugjatëve sirianë

02/08/2013 16:35

Kriza e Sirisë po prodhon dhe një fenomen të rëndë, veçanërisht në Liban, ku janë vendosur shumë gra me femijë; një pjesë e tyre, si pasojë e vështirësive ekonomike po ushtrojnë prostitucionin, për të siguruar para dhe ushqime për familjet e tyre.

Rima Zaaza, i organizates libaneze “Solidaritet dhe Zhvillim”, thote se ndërsa vala e refugjateve nuk duket se do të marre fund, varfëria do të detyrojë më shumë vajza që të përdorin trupin e tyre për të siguruar para dhe ushqime. Mbi 600 mijë refugjate sirianë ndodhen në Liban, duke iu referuar shifrave te OKB-së, ndërsa për qeverine libaneze shifra eshte me e larte se 1 milionë.

Deri në fund të këtij viti, sipas parashikimeve, shifra mund të arrijë në 2 milionë, duke tejkaluar kapacitetin e burimeve të vendit të vogël, me problem ekonomike, i cili mbështetet tek ndihma e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndryshe nga qeveria e Jordanise apo ajo turke, ekzekutivi libanez nuk pranon te ndërtojë kampe të reja për refugjatët sirianë.

Grate dhe vajzat siriane janë perhapur në të gjithë Libanin, ku jetojne në kushte të veshtira banimi dhe grupet e ndihmes thone se ato shpesh perballen me keqtrajtim seksual nga pronaret e shtëpive, dyqaneve apo edhe zyrtarët libanezë.

Madje, një nënë siriane 26-vjeçare me dy femijë thote se nuk është e pazakontë që edhe punëtoret e ndihmës të kërkojne marrëdhënie seksuale prej refugjatëve.

Megjithëse zyrtaret i cilësojnë të ekzagjeruara keto raporte, ka organizata qe e pershkruajne me me hollesi fenomenin.  

Organizata e Ndihmes “Aksioni i Zhvillimit pa kufij” thote se grate dhe vajzat siriane jane aq te deshperuara sa sheshin trupin per 7 dollare ne periferi te kampit te refugjateve palestineze Ain Helueh, prane Sidonit, ku me shume se 20 mije palestinezo-siriane kane kerkuar strehim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA