Vazhdimi i punimeve për ndërtimin e tualeteve publike në sheshin “Edith Durham”, në qendër të Prishtinës, nxori në protestë dhjetëra banorë të kësaj lagjeje.

Pas dhjetëra protestave kundër ndërtimit në këtë hapësirë, Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapsinor mori vendimin e ndërprerjes së punës.

Komuna e Prishtinës përmirësoi projektin, duke e ndryshuar atë nga “tualete publike” në “Kthinë Teknike”, me ç’rast dhe u lejua vazhdimi i punës.

Vendim, i cili për banorët sërish është i papranueshëm. Ditë më parë, më shumë se 130 familje nënshkruan peticionin kundër betonizimit të kësaj hapësire, i cili u dorëzua në Komunën e Prishtinës.

Banorët nuk morën asnjë përgjigje. Në rast se nuk do të merren masa, banorët, të bindur se ka shkelje ligji, thonë se rastin do ta dërgojnë edhe në gjykatë.

Ndërkohë, të paktën 20 pjesëtarë të Policisë së Kosovës po ruajnë vendin 24 orë në 24.

Top Channel