
Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl dëshironte riatdhesimin e gjysmës së popullsisë turke që jetonte në Gjermaninë Perëndimore në fillim të viteve ’80.
Ideja e tij, Kohl ia ka deklaruar ish-kryeministres britanike, Margareth Thatcher gjatë një takimi në Bon në vitin 1982.
Dokumente të klasifikuara si sekrete nga ky takim u publikuan së fundmi pas kalimit të afatit ligjor që ndalonte publikimin e tyre.
Në takim Kohl i ka thënë kryeministres britanike të atyre viteve se synonte riatdhesimin e gjysmës së popullsisë turke që jetonte si emigrante në Gjermaninë Perëndimore për shkak se ata “nuk integroheshin mirë”.
“Kancelari Kohl tha se është i nevojshëm reduktimi me 50 përqind i popullsisë turke në katër vitet e ardhshme. Sigurisht, këtë nuk mund ta deklaronte publikisht”, citon Der Spiegel në edicionin online të saj pjesë nga dokumenti.
“Gjermania nuk ka probleme me portugezët, italianët, madje as me aziatikët jug-lindorë, sepse këto komunitete integrohen mirë, por turqit vijnë nga një kulturë krejt tjetër dhe nuk integrohen ashtu sic duhet”, vijon më pas raporti.
Sipas mediave gjermane, autori i raportit mendohet të ketë qenë sekretari privat i Thatcher, AJ. Coles.
Konservatori Kohl, që drejtoi fillimisht Gjermaninë Perëndimore dhe deri në vitin 1998 Gjermaninë e bashkuar, gjatë viteve që ka qenë në pushtet ka lëshuar disa herë deklarata kundër emigracionit, por pavarësisht kësaj, numri emigrantëve që futeshin në Gjermani cdo vit rritej.
SHBA mbyll ambasadat në Lindjen e Mesme
SHBA mbyll ambasadat në Lindjen e Mesme Kërcënimet terroriste kanë detyruar Departamentin e Shtetit, gjatë së enjtes, të mbyllin ambasadat në disa prej vendeve kryesore të Lindjes së Mesme, përfshi Egjiptin dhe Izraelin, gjatë ditës së diel, teksa shanset janë që të mbeten të tilla për një kohë më të gjatë.
Një zyrtar amerikan, i paautorizuar për të folur publikisht mbi këtë problem, e quajti kërcënimin “të besueshëm dhe serioz”. Ai ishte drejtuar ndaj “objektivave amerikanë përtej detit”, por nuk mund të kufizohet vetëm mbi ndërtesat kryesore diplomatike, tha zyrtari.
Veç Egjiptit dhe Izraelit, vendimi i Departamentit të Shtetit përfshin gjithashtu edhe ndërtesat diplomatike në Arabinë Saudite, Libi, Irak dhe Kuvajt, sipas agjencisë dhe postimeve në Twitter.
Burg përjetë “monstrës së Klivlendit”
Ariel Kastro, i njohur si “monstra e Klivlendit”, që rrëmbeu tre vajza dhe i mbajti peng për më shumë se 10 vjet në shtëpineëe tij, u dënua me burgim të përjetshëm, pa mundësinë e lirisë me kusht, plus 1000 vjet dënim.
“Kalova 11 vjet ferr, dëshmoi Mishel Najt, njëra prej viktimave. Tani sapo nisi ferri yt, iu drejtua ajo Kastros”.
53-vjeçari bëri një deklaratë në sallën e gjyqit, ku përmendi se “ishte i sëmurë pas pornografisë aq sa ajo e bënte impulsive, për të mos kuptuar pasojat”. Ai tha se nuk ishte një monstër, por nje person normal.
“Kurrë nuk kam planifikuar të rrëmbej një grua, por veprova i nxitur kur rrëmbeva viktimën e parë”, tha ai.
Ruhani: Izraeli, plaga e botës myslimane
Presidenti Iranian, Hasan Ruhani e cilësoi pushtimin e territoreve palestineze nga Izraeli si një plagë të vjetër në trupin e botës islamike.
Komentet e tij u bënë në Ditën e Jeruzalemit, që zhvillohet çdo vit për të mbështetur palestinezët dhe për të akuzuar Izraelin.
Duke folur gjatë një mitingu ai tha se: “Kjo është një ditë për të kujtuar se popullsia myslimane nuk do të harrojë të drejtën historike dhe do t’i rezistojë tiranisë dhe pushtimit”.
Komentet e tij ngjajnë shumë me ato të paraardhësit, Mahmud Ahmadinejad. Ruhani, që fitoi zgjedhjet presidenciale më 14 Qershor, do të marrë zyrtarisht detyrën të djelën.
I menjëhershëm ishte komenti i Benjamin Netanyahu, i cili tha se fytyra e vërtetë e presidentit iranian u zbulua më shpejt nga ç’mund të parashikohej.
Top Channel