Duff, një nënë e rraskapitur

02/08/2013 19:25

Të jesh nënë e një të porsalinduri është një prej “profesioneve” më të vështira në botë.

Dhe ndonëse “VIP”-at kanë lehtësira të shumta në jetë, nuk ka asnjë tolerim për ta në këtë drejtim.

E fotografuar të enjten në Los Anxhelos, Hilary Duff shfaqte qartë shenja të rraskapitjes totale, si rrjedhojë e përkujdesjes pas të birit 16-muajsh.

Për fatin e mirë të aktores dhe këngëtares 25-vjeçare, bashkëshorti i saj, lojtari i hokeit në akull Mike Comrie, dukej në një formë shumë më të mirë dhe në gjendje më të përshtatshme për t’u përkujdesur pas të birit me emrin Luca.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA