Të enjten, kryeministri në largim, Sali Berisha komentoi sërish qeverinë e re të prezantuar një ditë më parë nga Edi Rama.
Sërish në profilin e tij në Facebook, Berisha ka akuzuar kabinetin e ri si të lidhur me afera të dyshimta korruptive. Ai përmend disa prej tyre.
“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqiperi. Vetë Piktori, përveç aferave si ish-ministër i qeverisë, Nano dhe Kryetar 20 përqind i Bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katësh me burim financiar të panjohur”, shkruan Berisha, duke u ndalur më pas edhe tek emrat e ministrave të prezantuar nga Rama të mërkurën.
Top Channel