Tiranë, digjet makina para Kryeministrisë
01/08/2013 00:00
Një makinë është djegur paraditen e së enjtes para selisë së Kryeministrisë, në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët gjithësesi kanë ruajtur distancën nga automjeti në flakë.
Është dashur mbërritja e zjarrfikësve që zjarri të shuhej tërësisht dhe të shmangej rreziku që të përfshinte ndonjë objekt tjetër.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi Genci Çuçi tha se gjithçka ndodhi fare papritur. Në automjet, sipas tij, u dogj një lap top dhe sende të tjera personale.

Top Channel