Siri, tjetër “Gërdec”, të paktën 40 viktima

01/08/2013 22:50

Të paktën 40 persona kanë vdekur pas një shpërthimi në një depo municionesh në qytetin e Homs-it, një fushëbetejë mes forcave qeveritare dhe koalicionit opozitar të rebelëve, bëri të ditur Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, të enjten.

Organizata opozitare citoi burime shëndetësore, të cilët thanë për grupin në fjalë se numri i të vdekurve mund të rritet, për shkak se edhe të plagosurit e mbijetuar deri më tani janë në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu ka edhe një numër të zhdukurish, për të cilët priten njoftime në vijim, njoftoi grupi opozitar.

Shpërthimi ndodhi në Wadi Aldahab, pasi disa predha ranë mbi lagjet e qytetit pro-regjimit të Assad, përfshi edhe Wadi Aldahab, njoftoi grupi i mësipërm.

Ndërkohë, inspektorët e Kombeve të Bashkuara në Holandë janë duke u përgatitur për të udhëtuar drejt Sirisë, për të hetuar 3 raportime mbi përdorimin e armëve kimike, tha një zëdhënës gjatë së enjtes.

“Ekipi është duke u mbledhur në Hagë dhe do të jetë gati për t’u nisur, sapo detajet e mbetura logjistike e ligjore të misionit të jenë finalizuar”, tha zëdhënësi i OKB-së, Martin Nesirky.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA