SHBA-Pakistan rinisin bashkëpunimin

01/08/2013 17:00

Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani do të rinisin bisedimet e nivelit të lartë për çështjet e sigurisë.

Marrëveshja u arrit pas takimeve te Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry me kryeministrin Navaz Sharif dhe politikanë të tjerë pakistanezë në Islamabad.

Ai tha se palet ishin serioze për të tejkaluar problemet e së shkuares dhe e ftoi kryeministrin e Pakistanit në Uashington, per tu takuar me presidentin amerikan, Barak Obama.
Bisedimet mes dy vendeve kishin mbetur pezull, pas vrasjes së 24 ushtarëve pakistaneze gjatë një sulmi ajror amerikan mbi një postbllok në kufirin afgan në vitin 2011.

Por, marrëdheniet hynë në udhëkryq pas vrasjes së ish-kreut të Al-Kaedës, Osama Bin Laden, në maj të po atij viti.

Në takimin me dyer të mbyllura mes Sekretarit Amerikan te Shtetit, John Kerry dhe kryeministrin e ri te Pakistanit, Navaz Sharif – në Islamabad u fol për ekonominë dhe sigurinë përpara tërheqjes së ushtarëve nga Afganistani vitin e ardhshëm.

Vizita e Kerryt në Pakistan ka si qëllim të ulë tensionet për sulmet e avioneve pa pilote kunder militanteve.

CIA ka vrare mbi 3400 persona në Pakistan gjate viteve 2004-2013. Rajoni i Vaziristanit Verior konsiderohet si nje prej bazave te Al Kaedes dhe avionet pa pilote vene ne shenjester zonen.

Sharif, pasi fitoi zgjedhjet në muajin maj kërkoi t’i jepet fund sulmeve te tille sepse dhunojne sovranitetin e vendit.

Kjo është vizita e parë në Pakistan e John Kerryt si Sekretar i Shtetit, megjithëese ai ka një histori të gjatë kontaktesh me këtë vend kur mbante postin e  kryetarit te Komisionit për Çeshtjet e Jashtme në Senat.

Hera e fundit kur një Sekretar Shteti qëndroi në Pakistan ishte viti 2011. Asokohe, Hilari Klinton i kërkoi Islamabadit të shpartallonte të ashtuquajturat parajsa të militanteve afgane si dhe te inkurajonte talebanet për të hyrë në bisedimet e paqes, për t’i dhënë fund luftës në Afganistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA