Ndërtimi i rrugës së Butrintit

01/08/2013 20:35

ICOMOS dënon sërish, në një raport të sapo bërë publik, vendimin e qeverise dhe personave kompetente në vendimarrje, të cilët megjithë direktivat e dhëna prej organizates së njohur, e cila është pjesë e UNESCO-s, kanë vijuar të lejojnë ndërtimin dhe zgjerimin e një rruge në afërsi të Parkut Kombetar të Butrintit.

Ne një raport të derguar nga ICOMOS në vitin 2010, organizata që merret me mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore theksonte qartë se zgjerimi i rruges në afërsi të Parkut Kombetar të Butrintit duhej të ndërpritej për shkak, se sipas tyre, skema rrugore do të kishte nje efekt negativ në peisazhin “magjik” të kësaj zone, e cila është pjese e trashëgimisë botërore.

Sipas tyre, rruga nuk  përbente as ndonjë benefit të madh në lidhje me menaxhimin e trafikut  dhe vizitorevë.

Por, perfaqësuesit  e qeverise te asokohe duket se  nuk i respektuan keshillat e ICOMOS, duke vijuar ne vazhdimin e punimeve dhe perfundimin e rruges, e cila sipas te gjitha parashikimeve duket se ka patur nje impakt shume te keq ne peisazhin e zones se rendesise se vecante per trashegimine tone, por edhe ate boterore.

Sipas perfaqesuesit te Forumit  per Mbrojtjen e Trashegimise dhe deputetit te Partise Socialiste Auron Tare, çeshtja nuk do te lihet me kaq.

Ai thekson se shume shpejt do te ndermerren hapa ligjore per te çuar para ligjit personat pergjegjes qe kane patur ne dore vendimarrjen ne lidhje me keto objekte te rendesishme te trashegimise boterore, si ish-drejtori i Parkut te Butrintit, Ylli Cerova dhe ai i Institutit per Mbrojtjen e Monumenteve te Kultures, Apollon Baçe.  

Prej vitit 2005 nuk ka me asnje plan per menazhimin e zones ne Parkun Kombetar te Butrintit dhe prej gati 8 vitesh nderhyrjet ne kete zone te trashegimise boterore nuk jane ndalur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA