Kubë, 7 persona vdesin nga pija toksike

01/08/2013 00:10

Shtatë persona kanë vdekur në Kuba, pasi kishin konsumuar alkool ilegal, bëri të ditur Ministria e Shëndetit Publik.

Të paktën 40 të tjerë janë shtruar në një spital të kryeqytetit Havana, një pjesë e mirë e të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Pija toksike ishte vjedhur nga një departament qeveritar dhe ishte shitur si “rum” tradicional kubanez, sipas raportimeve të publikuara nga televizioni shtetëror.

Viktimat pësuan simptoma të helmimit nga metanoli, që përdoret zakonisht si një lëndë tretëse apo karburant.

Alkooli ilegal metil, i njohur gjithashtu edhe si alkooli i drurit, ka një përqindje të lartë toksike dhe mund të shkaktojë të vjella, dhimbje koke dhe verbëri.

Autoritetet kanë bërë thirrje që, gjithkush që vuan nga këto simptoma, të kërkojë urgjentisht trajtim mjekësor.

Dy punonjës nga Instituti kubanez i Farmacisë dhe Ushqimit janë duke u hetuar, bëri të ditur televizioni shtetëror.

Shtatë personat, që ndërruan jetë, ishin të moshës 37-58 vjeç dhe jetonin në La Lisa, një distrikt i Havanës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA