
Popullariteti i Unionit Evropian mbetet i lartë në Kosovë, ku 73 për qind e popullsisë do të votonte pro një referendumi eventual për anëtarësimin e vendit në bllok.
Kështu tregon i treti i një seri sondazhesh të kryera nga institucioni UBO Consulting për EU Perspective, projekt ky i financuar nga Bashkimi Evropian.
Sipas sondazhit, 73 për qind e të intervistuarve mendojnë se integrimi në BE do të përmirësonte gjendjen e demokracisë dhe ekonomisë në vendin ballkanas.
Sondazhi në fjalë ka një rritje të lehtë prej 1 për qind të popullsisë që dëshirojnë aderimin në Union krahasuar me një sondazh analog të vitit të kaluar.
Aktualisht, Kosova është në negociata me BE-në për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, që do ta afrojë më shumë vendin ballkanas me Perëndimin.
Shteti më i ri i Evropës është gjithashtu në bisedime për procesin e liberalizimit të vizave me Brukselin dhe problemi kryesor që has në këtë drejtim është fluksi i madh i azilkërkuesve.
Top Channel