Brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 5 persona dhe disa të tjerë janë lënduar në aksidente të ndryshme rrugore.

Tre qytetarë kanë vdekur dhe dhjetë tjerë kanë marrë lëndime serioze si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Magjistralen Pejë – Prishtinë, pikërisht përballë terminalit doganor. Në aksident janë përfshirë tri automjete, një Mercedes me targa të huaja, i drejtuar nga një femër 31 vjeç e cila ishte përplasur me një makinë tip Audi me targa  kosovare dhe makina e tretë po kështu me targa të huaja.

Sipas hetimeve policore në vendngjarje të gjitha viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Ndërkohë një aksident tjetër i rëndë rrugor ka ndodhur edhe në rajonin e Mitrovicës ku për pasojë kanë vdekur dy qytetar të tjerë. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në mes dy makinave përkatësisht në fshatin Maxhunaj në rrugën magjistrale Prishtinë- Mitrovicë.

Automjetet te cilat jane përplasur përplasur dyshohet të kenë qenë me shpejtësi të madhe. Policia rajonale dhe ekipet dolën në vendin e ngjarjes, ndërsa në ndihmë në kërkim të trupit të një prej viktimave kanë ardhur kalimtarë të rastit si dhe edhe pjesëtarë të KFOR-it.

Top Channel