Korçë, sherr në burgun e Drenovës
01/08/2013 00:00
Një sherr i dhunshëm është verifikuar në burgun e Drenovës në Korçë, ku si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një i dënuar.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave i dënuari Aurel Nazifi është zënë me grushte me të dënuarin tjetër Olger Mustafai.
Ky i fundit, sipas burimeve, ka pasur epërsinë duke i shkaktuar bashkëvuajtësit të dënimit dëmtime të rënda në trup dhe në fytyrë.
Për pasojë, shtetasi Aurel Nazifi është dërguar nën kontrollin e policisë në spital për të marrë mjekime, pasi plagët dukeshin tepër të rënda.
Top Channel