Protesta dhe festa në botë pas sulmeve ndaj Iranit, 23 të vrarë në Pakistan, përplasje pranë konsullatës amerikane
Zëvendëskryeministri i Japonisë, Taro Aso ka tërhequr deklaratat që sugjeronin se vendi mund të mësojë nga reforma kushtetuese e Gjermanisë naziste.
Zoti Aso deklaroi të hënën se, “Japonia mund të mësojë teknikën që nazistët gjermanë përdorën për të ndryshuar kushtetutën e Weimarit”.
Deklaratat u bënë në një kohë kur Japonia është përfshirë nga debatet në lidhje me kushtetutën pacifiste, që kufizon rolin e ushtrisë në atë të vetëmbrojtjes. Komentet e zotit Aso sollën kritika nga Kina fqinje dhe Korea e Jugut.
“Tërheq deklaratat e mia në të cilat kam cituar nazistët si një shembull dhe që çuan në një sërë keqkuptimesh”, ka deklaruar Aso, që është gjithashtu ministër i Financave dhe ish-kryeministër.
“Është e qartë nga të gjitha komentet e mia se unë kam një opinion negativ për historinë naziste dhe kushtetutën e Weimarit”, ka thënë më tej Aso.
Edhe sekretari i kabinetit qeveritar, Yoshihide Suga ka reaguar duke u thënë gazetarëve: “Dua të bëj të qartë që kabineti i kryeministrit Shinzo Abe nuk do të ketë kurrë një këndvështrim pozitiv për politikat e qeverisë naziste”.
Ditën e hënë Aso tha në një deklaratë se: “Kushtetuta e Weimarit ndryshoi, pa rënë në sy, në kushtetutën e Gjermanisë Naziste. Përse nuk mësojmë nga taktikat e tyre”.
Top Channel