Dy të mbytur “pa identitet” gjatë së enjtes

01/08/2013 23:20

Dy të mbytur janë shënuar gjatë ditës së enjte, një në Durrës dhe një në Shkodër.

Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur në breg të detit, në zonën e shëtitores së Vollgës, nga pushues të rastit, të cilët njoftuan menjëherë policinë.

Viktima është e moshës 50-60 vjeç, është gjetur i zhveshur, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij. Policia po punon për të zbardhur identitetin dhe shkaqet e mbytjes së tij.

Ndërkohë, një tjetër person i mbytur është gjetur në Liqenin e Shkodrës, pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Sipas burimeve policore, viktima është një 26-vjeçar klandestin, që ka tentuar të kalojë kufirin. Personi i mbytur besohet të jetë me shtetësi siriane ose afgane.

Top Channel