Pas alarmit të dhënë nga KESH, se vendi rrezikon të shkojë drejt kolapsit energjetik, CEZ Shpërndarje njofton se po plotëson detyrimin ligjor për importin e energjisë elektrike.
Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi thotë se për muajin gusht kompania ka vendosur të importojë 200 milionë kilovat/orë energji elektrike për mbulimin e humbjeve në rrjetin shpërndarës.
“Për këtë muaj kemi vendosur të importojmë 200 milionë kilovat/orë energji elektrike për plotësimin e nevojave për mbulimin e humbjeve në rrjetin shpërndarës, ose 6 milionë kilovat/orë në ditë”, ka deklaruar Dollapi.
Zoti Dollapi thotë se, krahasuar me periudhën kur kompania menaxhohej nga çekët, humbjet në rrjet janë ulur nga 51.2 në 40.3 % në kuajin korrik.
Një tjetër problematikë serioze me të cilën përballet CEZ Shpërndarje janë arkëtimet për të cilat vazhdon puna për mbledhjen e debive.
“Përmirësim i arkëtimeve është i vështirë, por puna jonë do të vazhdojë për të mbledhur arkëtimin e detyrimeve të të gjithë konsumatorëve debitorë”, ka nënvizuar Dollapi.
Në kulmin e sezonit turistik, administratori i CEZ Shpërndarje thotë se deri më tani nuk janë raportuar probleme sa u përket zonave turistike.
Top Channel