Basha shtron iftar
01/08/2013 22:30
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ka shtruar një iftar për besimtarët musliman të kryeqytetit.
Të pranishëm, përveç përfaqësuesve të Komunitetit Musliman, ishin dhe drejtues të komuniteteve të tjera fetare në vend, përfaqësues diplomatik dhe figura të tjera të njohura të kryeqytetit.
Gjatë fjalës së tij, Basha, pasi uroi të gjithë besimtarët musliman, u ndal te ndërtimi i Xhamisë së Madhe, e cila tashmë – sipas tij – është një realitet dhe cilido, që përpiqet ta dëmtojë atë, dëmton veten e tij.
Basha theksoi dhe njëherë bashkëjetesën e komuniteteve fetare në Shqipëri, si një prej vlerave më të çmuara të vendit tonë.
Top Channel