Ekonomia e Kroacisë do t’i rikthehet rritjes në vitin 2014, edhe pse në mënyrë “anemike”. Parashikimi është bërë nga studimi i Croatian Economic Outlook Qarterly gjatë muajit korrik dhe është publikuar nga Ekonomski Institut.

Sipas një komunikate të institutit në fjalë, me seli në Zagreb, në vitin 2013 Kroacia do të regjistrojë një rënie të GDP-së me 0.9 për qind, për shkak të rënies së konsumit privat me 1.5 për qind.

Nga ana e saj rënia e konsumit është shkaktuar nga reduktimi i depozitave financiare të qytetarëve, si pasojë e rritjes së papunësisë, që për momentin është rreth 20 për qind.

Por situata mund të përmirësohet vitin e ardhshëm, me një rritje prej 1 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, gjë që do të jetë një hap i rëndësishëm përpara pas katër vitesh reçesion.

Gjithësesi, rritja do të jetë e dobët dhe e brishtë për shkak të mungesës së balancave në sistemin ekonomik të vendit, në veçanti në sektorin e prodhimit të mallrave dhe atij të shërbimeve.

Më herët gjatë muajit Kroacia u bë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, duke u kthyer në vendin e 28 të bllokut, që synon të zgjerohet me vendet e tjera të Ballkanit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA