Wilde: Partneri më ka ndihmuar në karrierë
30/07/2013 00:00
Olivia Wilde është shprehur se ka mësuar shumë nga i fejuari i saj, aktori Jason Sudeikis, sidomos përsa i përket karrierës.
Në një intervistë për revistën ‘Fashion’, 29-vjeçarja tha: “Ai është shumë i talentuar. Kam mësuar shumë në lidhje me rreziqet që duhet të marrë një aktor brenda rolit. Komedianët provojnë gjatë gjithë kohës gjëra të reja dhe unë mundohem të bëj të njëjtën gjë në filmat e mi.”
Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis janë lidhur në vitin 2011 dhe u fejuan në janar të këtij viti.
Filmi më i ri i Olivia Wilde është ‘Rush’ (i bazuar në historinë e vërtetë të dy pilotëve të Formulës 1), ku do të interpretojë edhe Chris Hemsworth.
Top Channel