Tërmet në ishullin grek

30/07/2013 00:00

Një termet 4.6 ballë i shkallës Rihter goditi në orën 8:33 minuta ishullin grek të Samothraqit, në Egjeun verior.

Sipas Insitutit Gjeofizik të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 29 kilometra në jug-lindje të këtij ishulli, shumë pranë brigjeve turke.

Thellësia e tij llogaritet në 5 kilometra. Sipas këtij insituti, luhajet e tokës u ndjenë në të gjithë veriun e vendit, si dhe në Turqi.

Edhe pse lëkundja ishte e fortë, deri në këto momente nuk raportohen humbje në njerëz apo dëme materiale.

Top Channel