Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë ka arrestuar një person të dyshuar për ‘kontrabandim me mallra dhe rrezikim të përgjithshëm ”.

I arrestuari dyshohet se kontrabandonte produkte medicinale të llojeve të ndryshme.

Barnat e gjetura të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe tashmë të konfiskuara  kanë qenë të vendosura në një shtëpi banimi dhe pa kushtet e duhura për ruajtje.

Vlera e dyshuar e mallrave të kontrabanduar dyshohet se arrin shumën prej rreth 40.000 euro, njoftohet ne një komunikatë të policisë.

Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë ftuar Inspektorët e Agjensionit Kosovar për Produkte Medicinale dhe Doganat e Kosovës të cilët e kanë konfiskuar mallin e dyshuar si të kontrabanduar.

Personi i dyshuar N. S. lindur më 1963 nuk ishte i licensuar si operator ekonomik. Pas arrestimit ai u dërgua në qendrën e paraburgimit për të vazhduar me procedurat hetimore.

Top Channel