Ilir Kupa ka kaluar kufirin me Shqipërinë

30/07/2013 00:00

Policia greke njoftoi se i arratisuri shqiptar nga burgu i Trikallasë, Ilir Kupa ka mundur të kalojë kufirin dhe tashmë ndodhet në Shqipëri.

Mediat greke thonë se policia dyshon që Ilir Kupa ka përdorur zonën malore në zonën e kufirit në Sarandë për të hyrë në tokën shqiptare. Këto dyshime lindin nga gjetja e gjurmëve të gishtërinjve të tij në zonë.

Nga ana tjetër, policia braktisi operacionin e gjërë që zgjati për ditë me radhë në këtë zonë. Bilanci i operacionit ishte tragjik për të arratisurit shqiptarë nga burgu i Trikallasë. Tre prej tyre janë vrarë gjatë operacioneve të shtrira në të gjithë vendin në ditën që pasuan arratisjen.

Tashmë policia greke thotë se ka njoftuar autoritetet shqiptare për dyshimet e saj.

I fundit i ekzekutuar nga forcat speciale greke ishte Mario Kola në zonën malore në kufirin mes dy vendeve.

11 shqiptarë ua arratisën nga burgu i Trikallasë në ditët e fundit të muajit mars, tre janë vrarë, katër janë kapur dhe katër janë ende në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA