Breivik kërkon të shkollohet

30/07/2013 00:00

Kërkon të vazhdojë studimet universitare. Kjo është dëshira e radhës e Ander Behring Breivik, terroristit të ekstremit të djathtë norvegjez që korrikun e 2011 ekzekutoi pa mëshirë 77 persona në Oslo dhe Utoya.

Breivik ka dorëzuar kërkesën e tij pranë Universitetit të Oslos ku ka shprehur dëshirën për t’u regjistruar në degën e shkencave politike. Kërkesa konfirmohet edhe nga drejtuesit e universitetit. Rektori i këtij institucioni tha se ka marrë një kërkesë të tillë, por se ende nuk është marrë një vendim.

Ai shtoi se do të merren në konsideratë të gjitha elementët për të vendosur për pranimin apo refuzimin e kërkesës, ndërsa tha se problem mbetet siguria e cila mund ta penalizojë Breivik nga arsimimi.

Anders Behring Breivik është dënuar me 21 vite burgim për masakrën e korrikut. Gjatë procesit gjyqësor që e shpalli fajtor, ai këmbënguli se nuk ishte një person me të meta mendore dhe se për vrasjet ishin një reagim kundër emigrantëve të huaj.

Top Channel