Psy: Fitova famë, nisa pijen

29/07/2013 00:00

Këngëtari i ‘Gangnam Style’, koreani Psy, është shprehur se që kur ka fituar famë botërore, ka zënë shoqëri të ngushtë me vodkën, tekilën dhe uiskin.

“Nëse jam i lumtur, pi; nëse jam i trishtuar, pi; nëse bie shi, pi; nëse është kohë e mirë, pi; nëse është vapë, pi; nëse është ftohtë, pi.”

Psy ka qenë në burg për një kohë shumë të shkurtër gjatë vitit 2001. Këngëtari u arrestua për zotërim marijuana dhe ai e kujton kështu atë periudhë:

“Ishte e tmerrshme. Por, nëse flas si artist, them që sa më shumë eksperiencë, aq më mirë. Jam shumë njeri pozitiv. Nëse më ndodh diçka e keqe, mendoj se ka ndodhur për shkak se përpara më pret një gëzim i madh.”

Top Channel