Prej të dielës në mbrëmje ndodhet në Athinë Kryeministri italian Enriko Leta në kuadrin e nje vizitë dyditore në Greqi.

Në aeroportin e Athinës atë e ka pritur vetë homologu i tij Andonis Samaras, zëvendëskryeministri Evangjelos Venizellos, si dhe disa ministra te kabinetit.

Samaras dhe Leta qe kane ngrene se bashku darke ne restorantin e muzeumit te Akropolit ,kane takim zyrtar ne oren 12 te mesdites te se henes. Ne axhenden e bisedimeve do te jene gazesjellesesi TAP,presidenca greke dhe ajo italiane e BE gjate vitit te ardheshem dhe perballimi i krizes ekonomike.

Mediat greke i japin nje rendesi te vecante vizites se Letes ne Athine duke theksuar faktin se edhe vendi fqinj, i treti persa i perket fuqise ekonomike ne Eurozone,perballet me papunesine qe ka shkuar mbi 12% dhe nje borxh kolosal prej gati 2 trilion euro.

E megjithate sipas tyre 47-vjeçari Enriko Leta, megjithese i ndrojtur ne dukje,ka arritur t’i jape fund 61 diteve pa qeverisje te Italise pas zgjedhjeve parlamentare, duke shpetuar dhe percarjen e partive te qendres se majte Ai beson se Europa kerkon nje rruge te ndryshme nga politikat e ashpra te kursimit qe sipas tij vecse dobesojne popujt. Ne deklaraten e tij para se te mberrinte ne Athine midis te tjerash theksonte – «Tema kryesore e takimit me Andonis Samaras do jete e ardhmja e Europes, e ketij kontinenti qe duhet te behet ndryshe nga ceshte sot, ne menyre qe qytetaret te mos ta shohin si nje njerke qe vetem te denon, por si nje burim shprese dhe nje teresi e cila ofron shanse pozitive.

Top Channel