Dy ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kunati i saj vijon të jetë në arrati/ Policia bastis shtëpinë dhe sekuestron armë, thika e një sëpatë
Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX, ka arrestuar në veri të Kosovës dy persona të përkatësisë etnike serbe.
Mësohet se të hënën pas orës 15 është arrestuar Zharko Veselinoviç, vëllai i Zvonko Veselinoviç, i njohur për kontrabandë me derivate dhe gjëra të tjera në veriun e Kosovës, dhe një person tjetër identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.
Siç mësohet nga burimet, Zharko Veselinoviç është arrestuar në pompën e tij të derivateve në fshatin Rudarë të Zveçanit, që ndodhet në veri të Kosovës, ku disa serbë kanë bërë qëndresë gjatë arrestimit të tij, duke shkatërruar dy automjete të EULEX-it.
Pas këtij arrestimi strukturat ilegale në veri të Mitrovicës kanë aktivizuar alarmin dhe qyetetarë të shumtë serbë janë nisur në drejtim të fshatit Rudarë.
Top Channel