Hillary Clinton për drekë tek Obama

29/07/2013 17:40

Presidenti amerikan Barack Obama do të presë në sallën e tij private të drekës një mysafire të veçantë, ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton.

Lajmin e bën të ditur “Huffington Post”, që e ka pagëzuar me emrin “dreka presidenciale”, edhe pse të gjithë ruajnë sekret të plotë mbi motivet e mbajtjes së saj.

Por mediat amerikane dhe analistët nuk kanë dyshime, në tryezë do të jetë vetëm një argument, zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara.

Bëhet fjalë për një garë tek e cila zonja Clinton duket më e vendosur se kurrë për të marrë pjesë, pavarësisht se kur dha dorëheqjen nga posti i sekretares së Shtetit deklaroi se ndihej e lodhur.

Faktikisht, ajo është një prej figurave më popullore në Shtetet e Bashkuara dhe në sondazhe të ndryshme është shprehur përkrahja për kandidimin e saj për presidente të vendit.

Top Channel