Francë, autoritetet u presin ujin romëve

29/07/2013 17:10

Sërish skandal në Francë. Kryetari i bashkisë së lokalitetit Uisous akuzohet se u ka hequr ujin banorëve të një kampi romësh.

Vetë kryetari është mbrojtur duke thënë se romët furnizoheshin nga depozita që përdoren për shuarjen e zjarreve, duke i dëmtuar ato.

Por aktivistët e të drejtave të njeriut kanë ngritur zërin, duke denoncuar atë që e kanë quajtur “një strategji për të dëmtuar romët deri në kufijtë e një aksioni kriminal”.

Ky është skandali i radhës me motive racore që regjistrohet në Francë. Më herët gjatë muajit, deputeti i Unionit për një Lëvizje Popullore (UDI), parti e qendrës, shokoi opinionin publik me deklaratën e tij.

“Ndoshta Hitleri nuk ka vrarë mjaftueshëm njerëz të tillë”, deklaroi Gilles Bourdouleix, duke ngjallur indinjata në të gjithë vendin, me përjashtimin e tij.

Deputeti u përpoq më kot të mohonte fjalët e tij, por një regjistrim i shpërndarë nga e përditshmja “Courrier de l’ouest” e gozhdoi përpara fakteve.

Fraza ofenduese u shpreh gjatë një grindjeje me disa “uzurpues” të një kampi nomadësh ilegalë në komunën Shloet, i të cilës politikani është kryetar.

Top Channel