Spanjë, makinisti i trenit para gjyqit

28/07/2013 00:00

Drejtuesi i trenit që doli nga shinat në Santiago de Compostela të Spanjës ditën e mërkurë duke shkaktuar vdekjen e 78 personave, do të përballet me gjyqin.

Francisco Jose Garzon Amo është akuzuar për “vrasje të shumëfishtë të shkaktuar nga pakujdesia” pasi dyshohet për marrjen e kthesës me shpejtësi më të madhe se ajo e lejuara.

52-vjeçari është fotografuar i gjakosur disa minuta pas aksidentit dhe menjëherë pasi la spitalin ditën e shtunë është dërguar në komisariatin e policisë në Santiago. Deri tani ai ka refuzuar të lëshojë një komunikatë apo deklarata për mediat.

Sot do të vendoset nëse drejtuesi i trenit do të akuzohet zyrtarisht, do të lirohet me kusht apo do të shpallet i pafajshëm.

Top Channel