Rihhana, e shqetësuar për të ardhmen

28/07/2013 00:00

Rihanna po kërkon dëshpërimisht ndihmë për të vënë në vijë jetën e saj kaotike.

Këngëtarja e famshme është shumë e pasigurtë për të ardhmen e saj dhe për këtë arsye ka shkuar tek një fallxhor budist.

Një burim tha për ‘The Sun’: “Rihanna është shumë e lodhur për momentin dhe ndihet e vetmuar. Ajo mendon se fansat do e braktisin dhe se do të humbasë famën. Është bërë jashtëzakonisht shumë supersticioze dhe sheh sinjale të këqija në çdo gjë që ndodh përreth saj. Ka kërkuar që t’i lexohet e ardhmja nga një fallxhor.”

E vetmja mbështetje për 25-vjeçaren, sipas po të njëjtit burim, është shoqja e re, modelja Cara Delevigne: “Kalojnë shumë kohë bashkë duke folur e duke pirë. Rihanna i thotë gjithçka asaj.”

Top Channel