Tiranë, bie nga kati i katërt, e shpëton tenda

27/07/2013 00:00

Një person ka shpëtuar fatmirësisht pasi ka rënë nga kati i katërt i një
pallati në kryeqytet, por është mbajtur nga tenda që ndodhej disa kate
më poshtë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një pallat në zonën e “Shallvareve”, në Tiranë. Personi i rrëzuar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, ka mbijetuar pasi ra mbi tendën e një biznesi në katin e parë të pallatit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat e kanë transportuar në spital personin e rrëzuar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që nuk dihet ende në nuk dihet ende nëse rrëzimi ka qenë aksidental apo personi është hedhur me vetëdije nga pallati.

Top Channel