
Korça ka qenë stacioni i rradhës për koncertin veror ‘Summer Fest’, i
cili mbrëmjen e së premtes ka ngjitur në skenë disa prej këngëtareve më
të njohura shqiptare.
Koncerti veror për mëse 2 orë ka mbushur me njerëz sheshin para Katedrales, duke e shndërruar Korçën në një epiqendër festimesh. Publiku është harmonizuar mes ngjyrave, këngëve, kërcimeve dhe humorit të cilat nuk janë ndalur për asnjë moment.
Së bashku me prezantuesit qe e kanë mbajtur atmosferën ndezur me batutat e tyre edhe performanca e këngëtareve Mariza Ikonomi, Kamela Islamaj, Eli Fara, Soni Malaj etj ka bërë që qytetarët të kërcejnë dhe këndojnë njëzëri. Këngëtaret mes emocionesh kanë vlerësuar publikun, ndërsa për disa prej tyre kjo ka qenë edhe më domethënëse pasi kanë kënduar para qytetarëve të tyre.
“Eshte shume bukur te kendosh ketu. Atmosfera eshte shume e kendshme dhe publiku shume i ngrohte”, thote Islamaj.
Turi i ‘Summer Fest’ nuk do të ndalet me kaq, ai do të vijojë edhe ne qytete te tjera, për t’ua bërë verën shqiptareve edhe më entuziaste.
Top Channel