Qeveria e Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se do të nisë punën e vet në
kuadër të realizimit të tranzicionit për mbylljen e mandatit të EULEX-it
dhe marrjes së përgjegjësive nga ky mision i Bashkimit Evropian.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka deklaruar se dialogu për tranzicionin e EULEX-it ka filluar dhe se për këtë çështje, ai tha se është njoftuar edhe Brukseli.

Pas rezolutës së Kuvendit e cila parashikon fillimin e fundit të mandatit të EULEX-it, zëvendëskryeministri Kuçi ka thënë se tani qeverinë e presin edhe detyra shtesë.

“Së pari përgatitja e planit të tranzicionit deri më 1 shtator, pastaj përgatitja e ndryshimeve ligjore, ngjashëm siç kemi vepruar në fazën e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur”, tha Kuçi, bën të ditur Europa e Lirë.

Po ashtu, ka vijuar Kuçi, Kosova do të ndërtojmë një strukturë të re nga fusha e gjyqësorit dhe prokurorisë, përfshi edhe atë të krimeve serioze që do të merret me rastet e rënda të krimeve me të cilat merret sot EULEX-i.

Top Channel