Pushimet nga puna vetëm dekret

27/07/2013 00:00

Amendamenti i ri që kanë sjellë për aprovim në Parlament, ministri i
Financave, Janis Sturnaras dhe i Reformave Administrative Qirjakos
Mitsotakis, parashikon se Qeveria greke do te mund te pushoje nga puna
nepunes te administrates publike, vetëm me një dekret presidencial.

I vetmi institucion qe mund te konsideroje te paligjshëm kete dekret eshte Keshilli i Larte i Shtetit.Kjo levizje politike çliron nga pergjegjesia deputetet e partive te koalicionit te brishte qeveritar qe shpeshere nuk jane dakord me vendimet e Kryeministrit dhe u jep dore te lire ministrave perkates te zvogelojne akoma me shume aparatin shteteror, si kusht per vazhdimesine e ndihmes financiare qe merr Greqia nga FMN dhe BE.

Vendimi ka shkaktuar vale te re protestash ne vend, ndersa partite e opozites deklarojne se qeveria Samaras po vazhdon te udheheqe ne menyre antidemokratike.Reagimet jane rritur edhe pas regjistrimit te nepunesve te admninistrates civile, per here te pare qysh prej renies se juntes ushtarake ne vitin 1974.

Pa llogaritur 12.500 pushimet nga puna gjate ketij viti dhe po kaq ne 2014, numri i nenpuneseve shteterore ne Greqi arrin ne 614.000, prej te cileve 182.000 i perkasin sektorit te Arsimit dhe gati 92.500 administrates lokale.

Persa i perket shkurtimeve nga puna oret e fundit 25 nga 38 kryebashkiake te Greqise se Veriut  kane bere gati doreheqjet e tyre ,ndersa sindikatat e mesuesve me greva masive ne shtator paralajmerojne qeverine se nuk do te fillojne vitin e ri shkollor ne rast se hedh ne rruge mijera mesues.Per paradoks i vetmi institucion ku numri i nepunesve rritet eshte Parlamenti grek, ku per 300 deputete,numerohen ne keto momente rreth 1500 nepunes,350 me shume se vitin e kaluar.

Top Channel